Laboratori mjekësor i Poliklinikës Preventiva
Laboratori Preventiva është njësia qendrore e Poliklinikës Preventiva në Skenderaj. Këtu kryhen të gjitha analizat e mundshme laboratorike mjekësore, nga analizat rutinore të gjakut dhe urinës deri te testet e specializuara hormonale, imunologjike dhe mikrobiologjike. Punojmë me pajisje moderne dhe staf profesional, që çdo rezultat të jetë i saktë dhe i besueshëm.
Rezultatet laboratorike janë baza e një diagnoze të saktë. Prandaj laboratori punon ngushtë me mjekët specialistë të poliklinikës, kardiologun, endokrinologun, pediatrin, pulmologun dhe otorinolaringologun, që analizat tuaja të interpretohen drejt dhe të ndiqen me kujdesin e duhur. Shumica e rezultateve janë gati brenda ditës.